'Ia preva kokën se merrej me djallin', dëshmia e 44 vjeçarit që vrau nënën në Pogradec: Më kishte bërë magji - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

10/08/2020 13:59

‘Ia preva kokën se merrej me djallin’, dëshmia e 44 vjeçarit që vrau nënën në Pogradec: Më kishte bërë magji

Shqiperi

Gazeta Express

10/08/2020 13:59

44 vjeçari Olsi Çekiçi, i cili i preu kokën nënës së tij pak ditë më parë ka dalë para Gjykatës, e cila vendosi ta linte në burg pa afat.

Avokati i caktuar kryesisht, kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së  cilës Çekiçi t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.

44 vjeçari ka shpjeguar se si ka ndodhur ngjarja, duke pranuar se e ka vrarë ai nënën dhe ka plagosur me mjete të forta të vëllanë, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën.

Ai është shprehur se nuk është penduar aspak, pasi sipas tij nëna Firdes Çekiçi merrej me djallin dhe i kishte bërë magji.