Ia pa hairin mungesës së vizës, Zafir Berisha vonohet për të shkuar në intervistim në Gjykatën Speciale - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

19/01/2020 15:56

Ia pa hairin mungesës së vizës, Zafir Berisha vonohet për të shkuar në intervistim në Gjykatën Speciale

Ballina

Gazeta Express

19/01/2020 15:56

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, nuk do të udhëtojë nesër për në Hagë. Atij i është vonuar dhënia e vizës për udhëtim

Zafir Berisha ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar më 21 janar. Ai është dashur të jetë të hënën në Hagë, por i ka dalë një problem me vizën.

 “Unë nesër (e hënë), kam pasur të udhëtoj, por vizën ma kanë lëshuar për pasnesër. Tash pres që të ma caktojnë një ditë tjetër. Nuk mundem të udhëtoj sepse nuk ma kanë dhënë vizën me kohë”, ka thënë Berisha.

Zafir Berisha, në cilësinë e deputetit, ka qenë kundër formimit të Gjykatës Speciale. Ai vazhdimisht ka akuzuar presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin dhe deputetë të cilët në atë kohë votuan themelimin e kësaj gjykate.

Sipas tij, lufta e UÇK-së ka qenë e pastër si loti.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë, e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mira qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, shprehet ai për PrizrenPress.