Ia mësyn i armatosur në selinë e CIA-s/ Agjentët e FBI-së “betejë” me agresorin - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 17:09

Ia mësyn i armatosur në selinë e CIA-s/ Agjentët e FBI-së “betejë” me agresorin

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 17:09

Një person i armatosur shkaktoi tension, pasi tentoi të hynte në selinë e CIA-s, por u qëllua nga agjentët e Byrosë Federale të Hetimit.

Autoritetet njoftuan se burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, u pengua të hynte në hyrjen fillestare të Agjencisë Qendrore të Zbulimit.

Për disa orë rresht, personeli i sigurisë u përpoq të negocionte me të për t’u dorëzuar. FBI-ja sqaroi se personi “doli nga makina e tij me një armë”, pasi përpjekjet për ta bindur me fjalë dështuan, agjentët kaluan në veprim. Subjekti u plagos dhe është transportuar në një spital për trajtim mjekësor”.

Më herët, një zëdhënës i CIA-s tha se ishin në dijeni të situatës jashtë perimetrit të sigurisë së kompleksit, disa qindra metra larg ndërtesës kryesore të agjencisë.

“Kompleksi ynë mbetet i sigurt dhe Zyrtarët tanë të Mbrojtjes dhe Sigurisë që po punojnë rreth incidentit janë personeli i vetëm i agjencisë i përfshirë drejtpërsëdrejti“, shpjegoi ai.

Siguria është rritur vitet e fundit në kompleksin e CIA-s, që ndodhet Langley të Virginias, pranë një rruge me trafik të dendur. Në vitin 1993, një pakistanez, Mir Aimal Kansi, qëlloi dhe vrau dy punonjës të agjencisë dhe plagosi tre të tjerë ndërsa po prisnin për të hyrë në kompleks.

Kansi ishte arratisur në Pakistan dhe u gjet dhe u arrestua katër vjet më vonë. Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në vitin 2002.