"Ia kam çjerrë maskën Albinit, ky është - po e shtjerrë zanin", Haradinaj thotë se Kurti po i fyen njerëzit - Gazeta Express
string(101) "ia-kam-cjerre-masken-albinit-ky-eshte-po-e-shtjerre-zanin-haradinaj-thote-se-kurti-po-i-fyen-njerezit"

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 21:48

“Ia kam çjerrë maskën Albinit, ky është – po e shtjerrë zanin”, Haradinaj thotë se Kurti po i fyen njerëzit

Lajme

Gazeta Express

06/02/2025 21:48

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha në Pressing në T7, se kryeministri Albin Kurti nuk ka “çka kallxon për katër vite qeverisje”.

Haradinaj tha se Kurti nuk ka rezultate.

“Ai s’ka çka kallxon , s’ka rezultate. Me shku në Gjilan çka ju thotë pse ja ka lanë rrugën i ka lënë të izoluar, në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e ka lanë gjendjen mizerie. I ka trajtu njerëzit shumë keq, s’ja ka pa kush hajrin në këtë vend. E pastaj i ka skandalet, e ka vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë në energjetikë etj”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.

“Prishja e marrëdhënieve me Amerikën është krim”, tha Haradinaj për Kurtin.

Ai tha se ia “ka hjekur maskën Kurtit”.

“Unë jam shumë i kënaqur që ia kam çjerrë maskën Albinit dhe e ka pa populli, ky është Albini, shaj e bërtit….Më vjen mirë që e kan pa populli i Kosovës se kush është ky njeri”, shtoi Haradinaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement