Reperi nga Kosova, Mozzik, është përballur më një situatë të papritur së fundmi në Zvicër, pasi i kanë sulmuar sallonin e makinave në Zvicër.
Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka bërë me dije se si pasojë e këtij sulmi të qëllimshëm janë djegur disa makina.
Sipas tij, ngjarja dyshohet të jetë kryer nga një grup personash, të cilët ai i ka cilësuar si pjesë e një bande nga Franca
“Gjatë ditëve të fundit, garazha jonë e veturave në Zvicër ka qenë cak i një sulmi të rëndë nga disa persona që dyshohet të jenë pjesë e një bande nga Franca. Si pasojë, janë djegur disa vetura me benzinë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale”, shkruan ai.
Në postim e tij Mozzik u bën apel edhe bashkatdhetarëve që operojnë biznese të ngjashme, duke i këshilluar të rrisin masat e sigurisë.
Gjatë ditëve të fundit, garazha jonë e veturave në Zvicër ka qenë cak i një sulmi të rëndë nga disa persona që dyshohet të jenë pjesë e një bande nga Franca. Si pasojë, janë djegur disa vetura me benzinë dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Me këtë rast, dua t’i njoftoj dhe njëkohësisht t’i paralajmëroj të gjithë shqiptarët që kanë garazhe apo biznese të ngjashme, të kenë kujdes të shtuar dhe të rrisin masat e sigurisë.
Faleminderit shumë për përkrahjen dhe solidaritetin tuaj. Besoj fuqishëm në drejtësinë zvicerane dhe jam i bindur që personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë.
