Një person është arrestuar në Junik dje pasi policia i gjeti armë pa leje në shtëpinë e tij gjatë bastisjes.
“Stacioni Policor në Junik, me datën 23.06.2026, ёshtё njoftuar se një person i dyshuar posedon armё pa leje pёrkatёse, ku dyshohet për kryerje të veprës penale ‘mbajtja nё pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, tha policia në njoftim, duke shtuar:
Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, me datёn 24.06.2026, ёshtё kryer kontroll/bastisje në shtёpinё e personit tё dyshuar nё Junik, ku gjatё bastisjes janё gjetur dhe janë sekuestruar:
njё (1) armё- pistoletё
një (1) karikator
trembёdhjetё (13) fishekë.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.