"Ia zunë pritën pastaj e ekzekutuan", vëllai Osmani flet për vrasjen e Qerimit - Gazeta Express
string(74) "i-zune-priten-pastaj-e-ekzekutuan-vellai-osmani-flet-per-vrasjen-e-qerimit"

Gazeta Express

27/02/2020 12:18

“Ia zunë pritën pastaj e ekzekutuan”, vëllai Osmani flet për vrasjen e Qerimit

Gazeta Express

27/02/2020 12:18

Në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Kelmendi dyshohet se është vrarë dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.

Lidhur me ngjarjen për Gazetën Express ka folur Osmani, vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë. Siç pretendon Osman Kelmendi, vëllait të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

Lexo Edhe:

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osman Kelmendi.

Ai tutje ka rrëfyer se vëllai i tij Qerim Kelmendi s’ka pasur probleme me askënd.

Nga familja ndërkohë i kanë hedhur poshtë edhe dyshimet se Qerim Kelmendi mund të ketë qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Sipas tij, Qerimi asnjëherë s’ka thënë në familjen e tij se e kanë ftuar nga Specialja, por thotë se dëshira e tij ka qenë që të shkojë atje për të dëshmuar “Luftën e Pastër të UÇK-së”.

‘Bilez ai ka pas qef me shku e me folë për luftën e pastër të UÇK-së”, thotë vëllai i tij Osman Kelmendi.

Lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendit ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Express/