"I zhgënjyer nga Gjykata Speciale”, Serwer: S'jam entuziast i Bordit të Paqes, por Shqipëria e Kosova përfitojnë - Gazeta Express
string(106) "i-zhgenjyer-nga-gjykata-speciale-serwer-sjam-entuziast-i-bordit-te-paqes-por-shqiperia-e-kosova-perfitojne"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 23:58

“I zhgënjyer nga Gjykata Speciale”, Serwer: S’jam entuziast i Bordit të Paqes, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

Lajme

Gazeta Express

23/02/2026 23:58

Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Në një intervistë për A2 CNN, ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit.

“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”.

Serwer foli gjithashtu për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë një ide të keqe. Megjithatë, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria përfitojnë.

“Bordi i Paqes, nuk është diçka që unë jam entuziast me thënë të drejtën dhe mendoj se ishte një gabim që u autorizua edhe nga Këshilli i Sigurimit pa patur një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë përballë syrit të Europianëve dhe nuk jam optimist. Mendoj se kjo është në thelb një ide jo e mirë, por nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, tha ai. (A2 Televizion)

Advertisement
Advertisement
Advertisement