I zhdukur prej disa ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 42- vjeçarit nga Gjirokastra - Gazeta Express
string(95) "i-zhdukur-prej-disa-ditesh-familjaret-kerkojne-ndihme-per-gjetjen-e-42-vjecarit-nga-gjirokastra"

I zhdukur prej disa ditësh, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 42- vjeçarit nga Gjirokastra

Gazeta Express

06/08/2020 8:44

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh.

Gentian Vreka me origjinë nga Tepelena, prej ditësh po kërkohet nga familjaret e tij të cilët kanë kërkuar ndihmën për të vënë në lëvizje çdokënd që mund të ketë rënë në kontakt me 42-vjeçarin.

Lexo Edhe:

Informacionet më të fundit bëjnë të ditur se 42-vjeçari vuan nga sëmundje mendore dhe për herë të fundit është parë në lagjen “18 Shtatori” në afërsi të katrorit pranë një kopshti fëmijësh.

Familjaret kanë denoncuar një ditë më parë në Policinë e Gjirokastrës humbjen e Gentian Vrekës, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.