I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i mbytur 54-vjeçari në Korçë - Gazeta Express
string(60) "i-zhdukur-prej-5-ditesh-gjendet-i-mbytur-54-vjecari-ne-korce"

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 17:19

I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i mbytur 54-vjeçari në Korçë

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2025 17:19

Forcat polumbare të RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 54-vjeçarit Valmir Lame, i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditës së diel, 26 janar.

Pas disa orësh kërkim trupi i tij u gjet në rezervuarin e fshatit Kamenicë, pranë stanit të bagëtive të familjes.

Familjarët kishin dyshuar se ai mund të ishte vetëmbytur, duke kërkuar ndihmën e forcave të specializuara për kërkimin në ujë.

Sipas familjarëve, 54-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga shtëpia.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement