I zhdukur prej 2 korrikut, Policia gjen çobanin nga Delvina - Gazeta Express
string(58) "i-zhdukur-prej-2-korrikut-policia-gjen-cobanin-nga-delvina"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 14:30

I zhdukur prej 2 korrikut, Policia gjen çobanin nga Delvina

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 14:30

Pas dy ditësh kërkimesh, është gjetur Agron Çallari, 48 vjeçari nga Delvina, i cili ishte denoncuar si i zhdukur nga kolegu i tij.

Lajmi për zhdukjen e tij u bë publik nga Policia e Vlorës, e cila njoftoi se pas kallëzimit kishte nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Fatmirësisht, Agron Çallari është gjetur shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem. Burime zyrtare konfirmojnë se ai ishte larguar me dëshirë, pa lajmëruar kolegun apo familjarët, për të filluar një punë të re në një stan tjetër në një zonë të largët.