I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person rreth 45 vjeçar - Gazeta Express
string(76) "i-vrari-ne-majac-te-podujeves-raportohet-se-eshte-nje-person-rreth-45-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 21:55

I vrari në Majac të Podujevës raportohet se është një person rreth 45 vjeçar

Lajme

Gazeta Express

22/03/2026 21:55

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve të Sinjali, viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi, rreth 43-45 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe disa persona të plagosur, ndërsa e dyshuara kryesore është gjetur e plagosur rëndë, pasi dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen pas kryerjes së krimit.

Policia dhe njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të kësaj ngjarjeje të rëndë janë në zhvillim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement