Një 40-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Pogradecit, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas policisë, dyshohet se 40-vjeçari i ka vjedhur një shumë lekësh një personi tjetër në ambientet e një lokali në lagjen nr.5 në Pogradec.
“Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një 52-vjeçari, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 5, Pogradec”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo grua duhet t’i ketë. Me modele tote, crossbody dhe shpine,...