I vihet tritol shtëpisë së policit në Shkodër - Gazeta Express
string(45) "i-vihet-tritol-shtepise-se-policit-ne-shkoder"

Shqiperi

Gazeta Express

30/12/2022 10:47

I vihet tritol shtëpisë së policit në Shkodër

Shqiperi

Gazeta Express

30/12/2022 10:47

Shtëpisë së një efektivi të policisë në Shkodër i është vënë tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar nga shpërthimi, por vetëm për dëme materiale.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/Gazeta Express