Klubi i Drenicës pak minuta më parë ka njoftuar ndarjen me trajnerin Megzon Visoka dhe stafin e tij.
Megzon Visoka e Drenica u ndanë me marrëveshje të dyanshme, me arsyetimin se klubi nuk është i kënaqur me performancën e ekipit në këtë fillimsezoni.
Bashkë me Visokën janë larguar edhe Sami Geci, Robert Gjeraj, Erion Luta dhe Tahir Morina, që përbënin stafin e tij te klubi.
Drenica e Visokës kishte një statistikë mjaft mbresëlënëse në këtë sezon futbollistik, shkruan “Gazeta Express”.
Klubi nga Skenderaj ishte i vetmi pa humbje deri më tani, duke përfshirë këtu ekipet e Superligës dhe Ligës së Parë.
Drenica arriti pesë fitore dhe tri barazime, në tetë ndeshjet e para të këtij edicioni.
Për momentin, Drenica pozicionohet e dyta në Grupin A të Ligës së Parë me 18 pikë, vetëm një më pak se lideri, Vëllaznimi./GazetaExpress/