I veshur me xhinse blu dhe bluzë me kapuç, gjendet një fëmijë 3-vjeçar në Tiranë, policia: Kush e njeh të kontaktojë - Gazeta Express
string(113) "i-veshur-me-xhinse-blu-dhe-bluze-me-kapuc-gjendet-nje-femije-3-vjecar-ne-tirane-policia-kush-e-njeh-te-kontaktoje"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:48

I veshur me xhinse blu dhe bluzë me kapuç, gjendet një fëmijë 3-vjeçar në Tiranë, policia: Kush e njeh të kontaktojë

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:48

Policia e Tiranës ka njoftuar pasditen e sotme se është gjetur nga qytetarët një fëmijë 3-4 vjeç në bulevardin “Dësh“orët e Kombit.

Policia njofton se fëmija i mitur është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai mban veshur një palë xhinse blu dhe një bluzë me kapuç ngjyrë blu.

Aktualisht fëmija gjendet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Familjarë të tij ose çdo person tjetër që ka kontakte me ta mund të telefonojë në 112 ose mund të paraqitet pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, njofton policia. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement