I vendosi tritol 3 herë biznesmenit, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për 21-vjeçarin - Gazeta Express
string(89) "i-vendosi-tritol-3-here-biznesmenit-gjykata-e-lezhes-jep-masen-e-sigurise-per-21-vjecarin"

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2021 11:49

I vendosi tritol 3 herë biznesmenit, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për 21-vjeçarin

Shqiperi

Gazeta Express

04/01/2021 11:49

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën ”arrest me burg” për 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuar për vënien e një sasie lëndë plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura mësohet se i riu nga Larushku i Krujës, nuk ka folur në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, por gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë lidhur me akuzën për 21-vjeçarin, prokuroria ka marrë disa kamera sigurie dhe ka identifikuar një automjet që sipas organit të akuzës është marrë me qira nga i riu gjatë periudhësh që ka ndodhur ngjarja.

Pajtani u arrestua më 31-dhjetor si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim të pronësi të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur me 19-nëntor të vitit 2020.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lezhës zbardh ngjarjen e ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në objektin në pronësi të shtetasit L. Gj.Finalizohet operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.

Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Gjatë operacionit kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vendosjes së eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin.

Si rezultat i provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, si rezultat i të cilit, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 21 vjeç, banues në Larushk, Krujë.

Ky shtetas, më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.   

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, në ngarkim të shtetasit E. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.