I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut – Ja çfarë ka deklaruara para hetuesve - Gazeta Express
string(96) "i-vendosen-tritol-ne-banese-zbardhet-deshmia-e-xhelal-mziut-ja-cfare-ka-deklaruara-para-hetuesve"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 10:20

I vendosën tritol në banesë, zbardhet dëshmia e Xhelal Mziut – Ja çfarë ka deklaruara para hetuesve

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 10:20

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë orës 00:55 në Kamëz, ku është vënë tritol në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu.

Shpërthimi solli vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk pati të lënduar. Lënda e vendosur ka qenë rreth 50 gram artizanale.

Sipas asaj që raportohet, demokrati Mziu, para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje.

“Isha me bashkëshorten në banesë në momentin e ngjarjes. Nuk kam konflikte me njeri, nuk e di se kush mund të jetë autori/autorët e kësaj ngjarjeje“, ka dëshmuar Mziu, raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat.