I vdiq foshnja, infermierja ia dorëzon babait gabimisht një fëmijë tjetër - Gazeta Express
string(72) "i-vdiq-foshnja-infermierja-ia-dorezon-babait-gabimisht-nje-femije-tjeter"

I vdiq foshnja, infermierja ia dorëzon babait gabimisht një fëmijë tjetër

Gazeta Express

22/09/2022 22:36

Gazetare: Erza Elezaj

Dy gra po kryenin lindje në të njëjtën kohë. Në pritje të tyre, në klinikën Gjinekologjike ishin baballarët e foshnjave.

Lexo Edhe:

Por njëra lindje kishte rrezikshmëri të lartë dhe foshnja vdiq gjatë procesit të lindjes, derisa tjetra u krye me sukses.

E një infermiere fëmijën e gjallë ia prezantoi si të tijin babait të gabuar.

Rastin e konfirmoi vetë drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndreaj, i cili rastin e quan si një keqinterpretim nga ana e infermieres që s’i takon repartit të Gjinekologjisë.

Në lidhje me ndërrimin e foshnjave në Klinikën Gjinekologjike, kanë reaguar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ata thanë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja  dhe ngatërrim të informatës.

I alarmuar nga kjo ngjarje është edhe Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Ai kërkon të shqiptohet dënim ndaj kësaj infermiereje.

Nga Shoqata e Pacientëve thonë se ky nuk është rasti i parë ku stafi i Gjinekologjisë ka bërë gabime me trajtimin e foshnjave.