string(95) "i-vdekur-ne-qeli-avokati-i-mehillajt-flitet-per-atak-kardiak-ka-tentuar-here-tjeter-vetevrasjen"

Gazeta Express

03/02/2020 12:21

I vdekur në qeli, avokati i Mëhillajt: Flitet për atak kardiak, ka tentuar herë tjetër vetëvrasjen

Gazeta Express

03/02/2020 12:21

Ka folur për herë të parë avokati i të dënuarit përjetë Andon Mëhillaj. Edmond Dema është shprehur se ende nuk është mësuar shkaku i vdekjes së të dënuarit përjetë, teksa shton se deri më tani flitet për një atak kardiak.

Përpos aludimit në fjalë, avokati i Andon Mëhillajt është shprehur se ky i fundit ka tentuar të vetëvritet të paktën një herë në qeluinë e tij në burgun e Peqinit, duke shtuar se koha e gjatë e mosgjykimit mund t’i ketë lodhur mendjen dhe zemrën. Avokati është shprehur po ashtu që pret përfundimet e autopsisë mjeko-ligjore.

“Flitet që ka pësuar atak karidak, do i bëhet autopsia. Koha e gjatë e mos-gjykimit mund t’i ketë lodhur mendjen dhe zemrën. Në burg ka tentuar të vetëvritet, preu damarët.”, u shpreh Dema. 

Kujtojmë se trupi i pajetë i Andon Mëhillajt u gjet nga një roje i burgut në qelinë e tij, ku vuante burgimin e përjetshëm. Mëhillaj u akuzua si pjesëtar i bandës së Julian Sinanajt dhe kishte rolin e ndërmjetësit në ‘kontratat’ që Sinanaj bënte për vrasjet me pagesë./Express