I tha të dashurës se po i shikon Lojërat Olimpike me miqtë, përmes disa detajeve ajo e kuptoi se po e tradhton - Gazeta Express
string(109) "i-tha-te-dashures-se-po-i-shikon-lojerat-olimpike-me-miqte-permes-disa-detajeve-ajo-e-kuptoi-se-po-e-tradhton"

I tha të dashurës se po i shikon Lojërat Olimpike me miqtë, përmes disa detajeve ajo e kuptoi se po e tradhton

Fun

Gazeta Express

27/07/2021 14:47

Përdoruesja e platformës së TikTokut, Megan Marie, tri ditë më parë ka njoftuar se ka rikthyer statusin e beqares, pasi është ndarë nga partneri i cili i dërgoi një mesazh, ku i kishte shkruar se po i ndjekë me miqtë lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë.

E pasi pa fotografinë, Marie e kuptoi se po e gënjen dhe tradhton me një femër tjetër, e syri i saj i mprehtë ka habitur përdoruesit e këtij rrjeti social për shkak të disa detajeve që e tradhtuan të riun, transmeton Telegrafi.

Lexo Edhe:

Ajo menjëherë vërejti në komodën e vendosur nën televizor revistën e modës Chanel, e ajo çfarë e nervozoi më së shumti është reflektimi në dritare që zbuloi gjithçka. Përveç këmbëve të partnerit shiheshin edhe ato të një femre dhe dy gota me verë të kuqe.

“A më shkruan në ballë që jam budallaqe”, ia ktheu ajo mesazhin partnerit përbri fotografisë së publikuar. 

@callhermeganmarie

Do I have dumb written on my forehead #olympic #ClearGenius #callherdaddy #cheater #toxictiktok

♬ American Horror Story Theme (Tv Version) [From “American Horror Story”] – AHS Project