I tha se ka dezertuar nga LDK, Gërvalla i reagon Qunit: Përmend Tahir Zemajn e emra tjerë - Gazeta Express
string(87) "i-tha-se-ka-dezertuar-nga-ldk-gervalla-i-reagon-qunit-permend-tahir-zemajn-e-emra-tjere"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 16:45

I tha se ka dezertuar nga LDK, Gërvalla i reagon Qunit: Përmend Tahir Zemajn e emra tjerë

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 16:45

Deputetja nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, i është përgjigjur reagimit të deputetit të LDK-së, Anton Quni, i cili më herët tha se një post i rëndësishëm s’i besohet një “ushtari që ka dezertuar një ditë më herët”.

Quni tha se pasi e dëgjoi ankesën e Gërvallës se nuk i ka dhënë votë asaj për kryeparlamentare, reflektoi mbi “një standard thelbësor” në politikë e që për të është besnikëria.

“Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë. Unë besoj vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen”, tha Quni.

Kësaj deklarate i reagoi sërish Gërvalla.

“Besnikëria nuk matet në raport me shefat e partisë dhe baballarët e koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, por në raport me shokët dhe kolegët e vrarë pas shpine. Komandant, ku e le besnikërinë ndaj Tahir Zemajt, Isuf Haklajt, Sebahate Tolajt e shumë të tjerëve? Apo e nxjerr nga sirtari vetëm kur është kohë votash?”, shkroi ajo./Express/