Gjesti së fundmi ka bërë një diskutim në Big Brother VIP Albania 4 me Aldon, ku e pranishme ishte edhe Gerta Gixhari.
Ajo tha se Egli përpara se të hynte Gjesti në shtëpi qëndronte gjithë ditën me Aldon.
E banorja bëri një deklaratë duke thënë se ‘sytë xixa u lëshonin të dyve’, gjë që nuk u la pa u komentuar.
“Nuk jam i sigurt nëse na i ke ndez xixat apo na i ke fik më shumë”, iu drejtua Aldo – Gjestit.
Artisti nga Kosova tha: “Ju kam prishur raportin. Para se me ardh unë, a keni qenë mirë”.
“Nuk e ke prishur ti, vetja vetë. Që kishe dorë po. Ishe pretekst”, iu kundërpërgjigj më pas Aldo.
Gjesti shtoi: “A po sheh që ta dridhi. Ua kam mbaruar keq kulaçin. Aq fort që ju kam ndarë. Ia kam këputur raportin”.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...