“I tha Oltës s’je vetëm”/ Lorenci batuta për Gertin: E përqafoi si të ishte çuni i xhaxhit
Rozë
Gazeta Express
20/03/2023 14:51
Qetsori, Gerti dhe Lorenci komentuan gjestin e Oltës, kur Gerti shkoi e përqafoi pas largimit të Armaldos.
Sapo ai iu afrua për t’i dhënë një përqafim, Olta e largoi
tutje, duke i thënë ta lërë të qetë. Duke komentuar këtë moment, tre djemtë u
shkrinë së qeshuri në oborr, pasi sipas tyre, gjesti i Oltës ishte shumë komik.
Lorenci tha se në të tilla raste, përqafimi pritet nga një person që e konsideron të afërt në shtëpi dhe reagimi i Oltës ishte i tillë, pasi nuk ka krijuar afrimitet ende me Gertin, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e shtëpisë. /TCh/