I sulmoi mediat, AGK i kërkon Kurtit të heqë dorë nga fushatat e denigrimit të gazetarëve, ia përmend edhe presionin ndaj RTK - Gazeta Express
string(123) "i-sulmoi-mediat-agk-i-kerkon-kurtit-te-heqe-dore-nga-fushatat-e-denigrimit-te-gazetareve-ia-permend-edhe-presionin-ndaj-rtk"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 16:40

I sulmoi mediat, AGK i kërkon Kurtit të heqë dorë nga fushatat e denigrimit të gazetarëve, ia përmend edhe presionin ndaj RTK

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 16:40

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave sot në foltoren e Kuvendit.

AGK e vë në pah se sulmet e Kurtit vijnë pak ditë pas vizitës së një misioni faktmbledhës të Platformës së Këshillit të Europës për Sigurinë e Gazetarëve që konkludoi se Kosova ka shënuar rënie të vazhdueshme të lirisë së medias në vitet e fundit.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, për të vazhduar sulmet e tij ndaj mediave dhe gazetarëve, duke folur mes tjerash, për “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme”. Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se “një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë”. AGK-ja e dënon fuqishëm këtë retorikë nxitëse dhe akuzuese të Kurtit kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë, duke i vlerësuar ata “argatë të armiqve”. Një gjuhë e tillë është vazhdimësi e fushatave të parreshtura të Kurtit, partisë dhe Qeverisë së tij, kundër gazetarëve dhe mediave me synim minimin e raportimit të pavarur dhe të lirë”, thuhet në reagimin e AGK=së.  

AGK-ja e fton Qeverinë e Kosovës që të angazhohet për një proces transparent për hartimin e ligjit të ri të KPM-së me gjithëpërfshirje në diskutime, të ndalojë presionin politik ndaj Transmetuesit Publik, RTK dhe menjëherë të heqë dorë nga fushatat e organizuara të denigrimit të mediave dhe gazetarëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement