I shtohen rastet, Izraeli e rikthen rregullën për maska në hapësira të mbyllura - Gazeta Express
string(78) "i-shtohen-rastet-izraeli-e-rikthen-rregullen-per-maska-ne-hapesira-te-mbyllura"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 12:24

I shtohen rastet, Izraeli e rikthen rregullën për maska në hapësira të mbyllura

Lajme

Gazeta Express

25/06/2021 12:24

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit e ka rikthyer në fuqi rregullën për të vendosur maska në hapësira të mbyllura publike pas rritjes së numrit të rasteve që nga largimi i kësaj mase para 10 ditëve.

Agjencia AFP raporton se rritja e numrit të rasteve është goditje e fortë për shtetin që është krenuar me një prej programeve më të suksesshme të vaksinimit në botë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shefi i task-forcës izraelite për pandeminë, Nachman Ash, i tha radiostacionit publik se kërkesa për vendosjen e maskave në hapësira të mbyllura publike u rikthye pas katër ditëve me mbi 100 raste të reja në ditë. Të enjten u shënuan 227 raste të reja, raporton The Guardian.

“Po shohim dyfishim brenda pak ditëve. Një gjë tjetër shqetësuese është që infeksionet po përhapen. Nëse dikur kishim dy qytete ku ishin shumica e rasteve, tani kemi më shumë qytete ku shifrat po rriten”, tha Ash.

Sipas tij, ka gjasa që rritja e numrit të rasteve të jetë pasojë e përhapjes së variantit shumë ngjitës të koronavirusit, Delta. Megjithatë, Ash shtoi se ende nuk është parë rritje e numrit të hospitalizimeve dhe vdekjeve, paralelisht me rritjen e shifrës së infeksioneve.

Rregulla për përdorimin e maskave në hapësira të mbyllura në Izrael u hoq vetëm para dhjetë ditëve, më 15 qershor, pas fushatës së suksesshme të vaksinimit të popullsisë. Rreth 5.2 milionë njerëz deri më tani i kanë marrë dy dozat e vaksinës së kompanisë “Pfizer” në Izrael.