Kryebashkiaku Edi Rama pas apelit të bërë paradite për shkarkimin e drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative, ju ka kërkuar pasdite në një takim në Durrës kryetarëve të bashkive që të shkarkojnë edhe nënkryetarët.
Rama tha se është e nevojshme një rifreskim për të gjithë nënkryetarët e bashkive, të cilët sipas tij duken të përgjumur.
“Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni, qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. S’ të lë unë të ikësh ty… Në nderin tënd është ti shkarkosh të gjithë. Te nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se dhe nga mënyra si qeshët ishte shumë e qartë që edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krah ata. S’ besoj se ndonjëri nga ata është tani në terren”, tha Rama.