Një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje, duke i shkaktuar lëndime.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË- Kaçanik / 07.09.2025 – 12:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses femër kosovare dhe i ka shkaktuar lëndime. Ankueses i është ofruar tretman mjekësor në QKMF-Ferizaj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.”