I ruanin me kamera online! Zbulohet parcela me kanabis në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim - Gazeta Express
string(93) "i-ruanin-me-kamera-online-zbulohet-parcela-me-kanabis-ne-tirane-1-i-arrestuar-dhe-2-ne-kerkim"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 17:40

I ruanin me kamera online! Zbulohet parcela me kanabis në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 në kërkim

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 17:40

Vijon operacioni policor “Koordinata” për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohen në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Identifikohen 3 autorët e dyshuar. Vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë intensifikuar kontrollet në terren.

Si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve me metoda proaktive u zbuluan në fshatin Urë, 2 parcela në të cilat ishin kultivuar 427 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u identifikuan autorët e dyshuar, dhe u vu në pranga shtetasi R. M., 58 vjeç si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasve E. K., 35 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjergj.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar 427 bimë në 2 parcela në fshatin Urë, Njësia Administrative Shëngjergj, të cilat ruheshin me dy kamera online, të vendosura pranë vendit të ngjarjes.