I rrëshqiti shokut nga duart, si ndodhi ngjarja tragjike në Shqipëri ku vdiq 23-vjeçarja holandeze - Gazeta Express
string(97) "i-rreshqiti-shokut-nga-duart-si-ndodhi-ngjarja-tragjike-ne-shqiperi-ku-vdiq-23-vjecarja-holandeze"

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 14:29

I rrëshqiti shokut nga duart, si ndodhi ngjarja tragjike në Shqipëri ku vdiq 23-vjeçarja holandeze

Lajme

Gazeta Express

23/07/2025 14:29

Një turiste ka ndërruar jetë tragjikisht, pasi u rrëzua nga një shkëmb në jug të Shqipërisë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Filikurit, në zonën e Potamit në Himarë, ku një shtetase e huaj ka humbur jetën pas një rrëzimi nga lartësia.

Disa turistë të huaj, adhurues të sporteve aventuriere si alpinizmi dhe hiking-u, kanë zgjedhur të zbresin drejt plazhit përmes terrenit të thepisur shkëmbor, duke shmangur rrugën e zakonshme detare me mjete lundruese apo këmbësore.

Sipas të dhënave paraprake, 23-vjeçarja me shtetësi holandeze, e cila ndodhej në shoqërinë e miqve të saj, ka rrëshqitur aksidentalisht ndërsa shoku i saj e mbante me dorë, por nuk ka mundur dhe i ka shkarë duke u rrëzuar nga një lartësi prej rreth 30 metrash.

Menjëherë janë njoftuar shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë ndërhyrë strukturat e Policisë së Himarës, policia kufitare Forcat zjarrfikësit dhe një ambulancë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga zona e vështirë shkëmbore.

Fatkeqësisht, e reja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra, po ashtu dhe 18-vjeçare ka marre plage nga rënia e gurëve por jashtë rrezikut për jetën. Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Turistët e pranishëm në zonë janë ndihmuar për t’u larguar në mënyrë të sigurt, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Ky është një rast tjetër që tregon rrezikshmërinë e aventurave në terrene të papërshtatshme dhe nevojën për kujdes të shtuar nga të gjithë ata që eksplorojnë natyrën jashtë rrugëve të sigurta./TCh/