I rraskapitur dhe i trullosur pas garës, Hamilton thotë se ka 1 vit që po e lufton Covidin - Gazeta Express
string(89) "i-rraskapitur-dhe-i-trullosur-pas-gares-hamilton-thote-se-ka-1-vit-qe-po-e-lufton-covidin"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2021 9:29

I rraskapitur dhe i trullosur pas garës, Hamilton thotë se ka 1 vit që po e lufton Covidin

Sporte tjera

Gazeta Express

02/08/2021 9:29

Lewis Hamilton beson se ende nuk është riaftësuar plotësisht nga Covid-19, pasi tha se ndjeu marramendje dhe rraskapitje të madhe pas garës për Çmimin e Madh në Hungari të dielën.

Shoferi britanik i Formula 1 e zuri vendin e tretë në Hungari pasi bëri një garë të paparë duke për t’u rikthyer nga vendi i fundit, edhe pse më vonë pas garës u zhvendos në pozitën e dytë pasi Sebastian Vettel u diskualifikua, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas garës, Hamilton tha se ka frikë se është ende duke vuajtur nga koronavirusi.

Hamilton mungoi në konferencë për media pas garës, sepse po mjekohej nga mjeku i ekipit të Mercedesit për shkak të lodhjes së madhe.

Ai tha më vonë se ndien sikur nuk është riaftësuar plotësisht nga ndikimi i virusit me të cilin u infektuar në dhjetor të vitit të kaluar.

“Kam tërë vitin që luftoj me shëndetin, pas asaj që ndodhi në fund të vitit të kaluar dhe ende është një betejë”, tha Hamilton.

“Pata një marramendje të madhe dhe gjithçka para syve të mi u errësua në podium”, shtoi ai. /Gazeta Express/