I rrahën djalin dhe i publikuan video ‘fake’, Zaida Çobo padit drejtorin e policisë Veliu - Gazeta Express
string(86) "i-rrahen-djalin-dhe-i-publikuan-video-fake-zaida-cobo-padit-drejtorin-e-policise-veliu"

Gazeta Express

03/06/2020 12:24

I rrahën djalin dhe i publikuan video ‘fake’, Zaida Çobo padit drejtorin e policisë Veliu

Gazeta Express

03/06/2020 12:24

Disa ditë më parë djali i saj do të dhunohej nga disa oficerë policie, vetëm sepse kishte thyer kohën e liridaljes nga karantina e Covid.

Lexo Edhe:

Por dhuna e të miturit nuk ishte vetmja çështje shqetësuese, pasi disa ditë më vonë, vetë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu, në një komunikim me deputetët në komisionin parlamentar të sigurisë, nxorri një video të Zaida Çobos, e cila shihej teksa mbante një armë në dorë dhe ia drejtonte një tjetër personi. Veliu deklaroi se kjo ishte edukata që merrte fëmija, por në të vërtetë, video e publikuar ishte thjesht një pjesë e një filmi artistik dhe jo një ngjarje reale.

Pikërisht mbi këte video, e cila zuri lajmet e para në media, Zaida Çobo ka kallëzuar një padi ndaj drejtorit të policisë dhe kërkon një dëmshpërblim prej 1 mln lekësh.

Pas publikimit dhe përdorimit të videos për të justifikuar dhunën ndaj një të mituri, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve dhe të opozitës, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë Veliu./Express