I riu shqiptar vret një të huaj në Gjermani, policia vendos çmimin për "kokën" e tij - Gazeta Express
string(81) "i-riu-shqiptar-vret-nje-te-huaj-ne-gjermani-policia-vendos-cmimin-per-koken-e-tij"

I riu shqiptar vret një të huaj në Gjermani, policia vendos çmimin për “kokën” e tij

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 22:32

Një djalë shqiptar ka vrarë një shtetas të huaj në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel. Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof.

31-vjeçari ka ndërruar jetë në spital pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Sipas hetimeve nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuari kryesor.

Lexo Edhe:

Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për këdo që ofron informacione që çojnë në arrestimin e autorit.

Policia gjithashtu ka njoftuar se autori mund të jetë i armatosur. Ata ju bën thirrje qytetarëve që të mos flasin me të dyshuarin nëse e shohin. Po ashtu, në bazë të rezultateve të hetimeve të deritanishme, sipas policisë dhe prokurorit publik nuk ka rrezik për publikun.