I riu shqiptar qëllohet me armë, mister rrethanat - Gazeta Express
string(48) "i-riu-shqiptar-qellohet-me-arme-mister-rrethanat"

Gazeta Express

30/05/2020 21:59

I riu shqiptar qëllohet me armë, mister rrethanat

Gazeta Express

30/05/2020 21:59

Një 28 vjeçar është qëlluar me armë këtë mbrëmje në Shijak në rrethana ende të paqarta.

28 vjeçari Henri Isai, ka marrë një plumb në këmbë. I riu është dërguar në urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes./Express

Lexo Edhe:

Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Henri Isai, 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .