I riu nuk i ndaloi postbllokut, policia qëlloi drejt automjetit në Lezhë - Gazeta Express
string(71) "i-riu-nuk-i-ndaloi-postbllokut-policia-qelloi-drejt-automjetit-ne-lezhe"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 14:07

I riu nuk i ndaloi postbllokut, policia qëlloi drejt automjetit në Lezhë

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 14:07

Një incident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin që drejtonte.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke qëlluar në drejtim të automjetit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit. Policia ka arritur të neutralizojë dhe ndalojë të riun, i cili është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.

Menjëherë pas ngjarjes, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përshkallëzimin e situatës.