I riu nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani - Gazeta Express
string(54) "i-riu-nga-kosova-humb-jeten-aksidentalisht-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:19

I riu nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 14:19

Një i ri nga komuna e Vitisë, Florent Frangu, ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, ku jetonte dhe punonte. Sipas informacioneve, ai ka vdekur si pasojë e një aksidenti.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Florent Frangu. Humbja e tij është një goditje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin si njeri të ndershëm e të respektuar”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Halitit, i cili shprehu mbështetje dhe lutje për familjen në këto momente të rënda.