I riu nga Korça tregon si e shpëtoi 4-vjeçaren nga rrëmbyesi - Gazeta Express
string(59) "i-riu-nga-korca-tregon-si-e-shpetoi-4-vjecare-nga-rrembyesi"

Gazeta Express

23/05/2020 16:20

I riu nga Korça tregon si e shpëtoi 4-vjeçaren nga rrëmbyesi

Gazeta Express

23/05/2020 16:20

Një 4-vjeçare u tentua që të rrëmbehej mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës.

Ngjarja u parandalua nga një i ri, i identifikuar si Xhoniel Qelemeni, i cili tregoi edhe si kishte ndodhur ngjarja.

Lexo Edhe:

Fillimisht ai u shpreh se kishte menduar që autori ishte i afërm i familjes por pasi kishte pyetur të ëmën, kishte filluar që ta ndiqte me vrap deri sa e kishte kapur.

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, i vajti të rrëmbente çupën. I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap. Nuk e njihja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20, e ndoqa me vrap.

Më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente ka ndaluar policia, rastisi. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë e pyeta njëherë para dhe pastaj e ndoqëm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.