I riu nga Kërçova humb jetën në aksident trafiku - Gazeta Express
string(48) "i-riu-nga-kercova-humb-jeten-ne-aksident-trafiku"

Maqedoni

Gazeta Express

05/07/2025 13:02

I riu nga Kërçova humb jetën në aksident trafiku

Maqedoni

Gazeta Express

05/07/2025 13:02

Nga MPB njoftojnë se më datë 04.07.2025, në orën 15:26, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriq” dhe “Mirko Mileski”, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti udhëtarësh “Audi” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga A.E. (22) nga fshati Strellc i Kërçovës, dhe një motoçiklete “Hamachi” e drejtuar nga një djalë 17-vjeçar nga Kërçova, përcjell TV21.

“Motoçiklisti, me lëndime të rënda trupore, është transportuar në klinikën “Nëna Terezë” në Shkup, por gjatë rrugës për në spital, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë kryer hetime ekipet policore dhe një prokuror publik, me urdhrin e të cilit do të bëhet autopsia e trupit të motoçiklistit”, shtojnë nga MPB.