Art Morina, një i ri i nga Gjilani, është bërë studenti i parë nga Kosova që diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Lisbonë, një nga institucionet më të vlerësuara të arsimit të lartë në Evropë.
Ai ka përfunduar me sukses studimet master në Financa pranë Nova School of Business and Economics (Nova SBE), pjesë e Universitetit NOVA de Lisboa, një institucion me reputacion të lartë akademik, i njohur për cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor në nivel evropian dhe botëror.
Nova SBE është renditur ndër vite në mesin e 20 shkollave më të mira në Evropë për Financa.