I quajti patericë të Vetëvendosjes, Faton Peci i reagon Isa Mustafës - Gazeta Express
string(67) "i-quajti-paterice-te-vetevendosjes-faton-peci-i-reagon-isa-mustafes"

Lajme

Gazeta Express

16/11/2021 18:58

I quajti patericë të Vetëvendosjes, Faton Peci i reagon Isa Mustafës

Lajme

Gazeta Express

16/11/2021 18:58

Ish-zyrtari i LDK-së, Faton Peci, i ka reaguar ish-liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, pas një deklarate të tij të dhënë për Gazetën Express, i cili listën ‘Guxo’ e quajti patëricë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Peci i tha Mustafës se LDK-në e ka sjellë në skaj të ekzistencës, duke e vënë partinë e tij, në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë.

“I nderuar pensionist Mustafa, në moshën tënde, njerëzit reflektojnë për rrugën në të cilën kanë ecur. Me moshën që ke nuk të falet të japësh mendime axhamijsh. Me performancën tënde, partinë që i ke pri e ke sjellë pothuajse në skaj të ekzistencës, duke e vu gjithnjë në dispozicion të PDK-së, kurdo që ajo ka pas nevojë”, shkroi Peci në Facebook.

Peci madje i tha Mustafës se ishe aksionar i shkatërrimit të partisë më të vjetër në vend, pra të LDK-së, duke i thënë se lista ‘Guxo’ e pati guximin që t’ia sigurojë pensionimin politik.

“Madje nuk je skuqë, as kur ky subjekt, LDK-në ku ti je i vonshëm ta ka trajtu si varëse çelësash. Pra, me fjalë të tjera ti je aksionar i shkatërrimit të partisë më të vjetër në vend. Rrjedhimisht, çfarë leksione po mbanë dhe kujt?! Të lutem, rri në qetësinë e moshës, sepse nëse ti s’ke pas guxim, ne kemi. Prandaj është pikërisht Lista “Guxo”, që ju siguroi pensonimin politik. Guxo ia dha Kosovës presidenten me legjitimitetin më të madh në historinë e pas pavarësisë. Zonja Osmani ka 300 mijë vota, i nderuar Mustafa, synim që ju s’e arritët as me më shumë se 30 vjet në skenën politike. Guximin tënd e shprehe duke qenë patericë e PDK-së, porse asnjëherë vetvetja”.

Peci i tha se lista ‘Guxo’ nuk është patericë e askujt.

“I nderuar, mashtrimet, obstruksionet, pazaret e natës, janë tipare të kohës suaj. Ajo kohë i takon të kaluarës suaj të palavdishme! Sot, është kohë tjetër. Ne guxojmë, s’jemi patericë, porse partner, ndaj përveç kreut të shtetit kemi hise edhe në ekzekutiv.

Pra, nëse ti nuk ke guxu nga PDK-ja, ne guxojmë, nuk jemi të varur, e nuk jemi as patericë e askujt. Por, jemi guximtarët! Ne e bëjmë guximin dhe të ardhmen, juve pleqëri të qetë e pendim për stagnimin e vendit si pasojë e paguximit tuaj për t’u përballë me të keqen”.

Ndryshe, Peci ishte edhe pjesë e Qeverisë Mustafa.

Advertisement
Advertisement
Advertisement