I quajti ‘nomadë’, Haziri i përgjigjet Kurtit: ‘Qeveri’ në detyrë ke, por ministrat në Prokurori të rrinë krejt kohën - Gazeta Express
string(110) "i-quajti-nomade-haziri-i-pergjigjet-kurtit-qeveri-ne-detyre-ke-por-ministrat-ne-prokurori-te-rrine-krejt-kohen"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 18:33

I quajti ‘nomadë’, Haziri i përgjigjet Kurtit: ‘Qeveri’ në detyrë ke, por ministrat në Prokurori të rrinë krejt kohën

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 18:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar t’i etiketojë deputetët e ish-opozitës. Duke folur pas dështimit në seancën e 34-të, Kurti i quajti ata “nomadë”, që sipas tij nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Për deklarimin e kreut të Qeverisë në detyrë, ka reaguar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Haziri tha se ministrat e Kurtit po rrijnë në Prokurori krejt kohën.

“Ndoshta pa “shtëpi”, por me atdhe e me Republikë jemi. Zoti Kurti mund të ketë “qeveri” në detyrë por Ministrat e tij nuk rrijnë në zyrë por në Prokurori tanë kohën”, deklaroi Haziri për Klankosova.tv.