Avokati Arianit Koci ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” në T7, ku ka sqaruar arsyet që e shtyn drejt veprimit të tij për prerjen e flokëve para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Koci tha se ky ishte një akt simbolik i protestës qytetare për moskonstituimin e Kuvendit.
“Nuk ka shtet në botë që ka tentu 50-të herë me formu kuvendin dhe nuk ka arritë po dëshirojnë me kriju mjegull që kinse Belgjika nuk ka pas 500 ditë qeveri por ata kanë pasur kuvend” shtoi avokati.
Koci gjatë bisedës deklaroi që ka pranuar mesazhe nga qytetarët që janë zhgenjyer prej deputetëve.
“Unë këto ditë kam pranu shumë mesazhe nga persona brenda dhe jashtë Kosovës e që janë shumë të zhgenjyer sepse nuk kanë prit që deputetet tanë me pas këtë lloj pa pjekurie” tha Koci.
Avokati u pyet nëse për këtë veprim është konsultuar me bashkëshorten e tij.
“Merita e di dhe nuk i bi pishman veç le të kryhet kjo punë” u përgjigj Koci.