Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, do t’i bashkohet online takimit të Koalicionit të Vullnetit, pasi aeroplani i tij pësoi defekt.
El País vuri në dukje se avionët zyrtarë shtetërorë “janë shumë të vjetër” dhe kanë një histori prishjesh, por nuk ka një konsensus politik për blerjen e aeroplanëve të rinj.
I ashtuquajturi Koalicion i Vullnetit do të takohet sot në Paris dhe online për bisedime të mëtejshme mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.
Të pritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, një grup udhëheqësish, kryesisht europianë – përfshirë Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës – do të diskutojnë se si ta shndërrojnë vullnetin e tyre për të ndihmuar Ukrainën në garanci konkrete dhe specifike që do t’i jepnin Ukrainës besimin që mund të mbajë çdo marrëveshje paqeje me Rusinë./Express/