I plagosuri në "Dardani" në gjendje të rëndë - Gazeta Express
string(42) "i-plagosuri-ne-dardani-ne-gjendje-te-rende"

I plagosuri në “Dardani” në gjendje të rëndë

Lajme

Gazeta Express

29/09/2023 12:15

 Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar se gjendja e personit që mbeti i plagosur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është e rëndë, raporton Express.

“Gjendja e të plagosurit është e rëndë. Është plagosje me armë zjarri”, ka thënë Syla për Express.

Lexo Edhe:

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka bërë me dije se është identifikuar i dyshuari dhe se po ndërmerren veprime hetimore për arrestimin e tij.

“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.