I përmendin operacionet plastike, revoltohet Khloe Kardashian - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

09/06/2021 17:48

I përmendin operacionet plastike, revoltohet Khloe Kardashian

Rozë

Gazeta Express

09/06/2021 17:48

Khloe Kardashian ka nisur një fushatë sensibilizuese për personat që vuajnë nga migrena dhe ka apeluar në rrjete sociale që ky problem të mos neglizhohet. Pavarsisht kauzës, ylli i reality-showt është përballur me kritika, të cilave si rrallë herë ka vendosur t’u përgjigjet dhëmb për dhëmb.

 “A tregon studimi se sa më shumë kirurgji plastike të kesh aq më shumë shanse ke të vuash nga migrena? Çfarë lloj kompanie farmaceutike zgjedh dikë që ka bërë kaq shumë operacione plastike sa duket si alien?”, ka komentuar një ndjekës.

Komentet që lidhen me pamjen e saj dhe me operacionet plastike duket se e kanë bezdisur Khloen aq shumë, sa vendosi të mos e kalojë në heshtje.

“Më vjen keq që mendon kështu. Ke gjithë të drejtën të më bllokosh ose mos të më ndjekësh. Po përpiqem të ndihmoj shumë njerëz që vuajnë në heshtje. Ti ke të drejtë për mendimet e tua. Ashtu siç kam dhe unë për të miat. Mendoj se nuk duhet t’i referohesh vetes si feministe nëse sulmon një grua tjetër pa ju provokuar”, iu përgjigj Khloe komentit të ndjekëses.

Ylli i televizionit ka treguar edhe më herët problemet e saj me migrenën dhe arsyen pse ju bashkua një fushate të tillë.

“Kam vuajtur që nga klasa e 6. Kjo është hera e parë që kam gjetur një mjekim që ka funksionuar për mua. Kam provuar çdo gjë. E gjitha çfarë dua të bëj është që të ndihmoj disa njerëz”, është shprehur Khloe.