I përkeqësohet gjendja, një burrë nga Prizreni vdes në fushë - Gazeta Express
string(59) "i-perkeqesohet-gjendja-nje-burre-nga-prizreni-vdes-ne-fushe"

I përkeqësohet gjendja, një burrë nga Prizreni vdes në fushë

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 8:50

Një burrit nga fshati Krajk e Prizrenit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore sa ishte në fushë dhe aty ka vdekur.

Sipas Policisë së Kosovës, ai ishte në shoqërinë edhe të dikujt tjetër, i cili ka treguar në polici për ngjarjen.

Lexo Edhe:

“Fsh. Krajk , Prizren 03.10.2022-14:30. Është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull  kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.  

Me vendim te prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./Gazeta Express/