I përkeqësohet gjendja gjatë lojës, vdes një person në Lipjan - Gazeta Express
string(60) "i-perkeqesohet-gjendja-gjate-lojes-vdes-nje-person-ne-lipjan"

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 8:42

I përkeqësohet gjendja gjatë lojës, vdes një person në Lipjan

Futboll

Gazeta Express

04/04/2026 8:42

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së premtes në fshatin Dobrajë e Madhe, në komunën e Lipjanit, ku një person ka humbur jetën në mënyrë të papritur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 3 prill 2026, rreth orës 17:35, teksa viktima, mashkull kosovar, ishte duke luajtur në një fushë sportive. Në rrethana të papritura, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, duke u rrëzuar në tokë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është nen hetime dhe po vazhdon të trajtohet nga autoritetet përkatëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement