"I përgatitur në zyrat e partisë në pushtet", ky është teksti për Dimal Bashën që gazetarja e RTK tha se s'ka pranuar ta lexojë - Gazeta Express
string(123) "i-pergatitur-ne-zyrat-e-partise-ne-pushtet-ky-eshte-teksti-per-dimal-bashen-qe-gazetarja-e-rtk-tha-se-ska-pranuar-ta-lexoje"

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 22:30

“I përgatitur në zyrat e partisë në pushtet”, ky është teksti për Dimal Bashën që gazetarja e RTK tha se s’ka pranuar ta lexojë

Lajme

Gazeta Express

15/02/2026 22:30

Gazetarja Edina Avdiu ka njoftuar se kontrata e punës me Radio Televizionin e Kosovës i është ndërprerë në muajin e pestë të shtatzënisë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendimi nuk lidhet me performancën e saj, pasi ajo kishte marrë vlerësime pozitive gjatë tre viteve të angazhimit në redaksinë e lajmeve, por siç pohon është rezultat i presionit politik dhe ndërhyrjes së ushtruesit të detyrës së kryeredaktorit, Blerim Haxhiaj.

Gazetarja ka deklaruar se ndaj saj ishin nisur procedura disiplinore nga i njëjti ushtrues detyre, por që ajo i fitoi përmes Komisionit Ad Hoc të RTK-së, i cili shfuqizoi vendimin e marrë më parë.

Avdiu thotë tutje se pas këtij procesi, presioni dhe ndërhyrjet e brendshme vazhduan, ku largimin e saj e lidh me refuzimin për të lexuar një tekst që, sipas saj, ishte përgatitur në zyret e partisë në pushtet në ditën kur Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar disa muaj më parë, të cilin thotë se refuzoi ta lexoi.

Tutje ajo pohon se mos leximi i këtij teksti, është një prej arsyeve pse iu ndërpre kontrata e punës nga televizioni publik.

Advertisement
Advertisement
Advertisement