I pastrehu në Itali fitoi 37 mijë euro në lotari, por nuk arrinte që t’i tërhiqte paratë - Gazeta Express
string(86) "i-pastrehu-ne-itali-fitoi-37-mije-euro-ne-lotari-por-nuk-arrinte-qe-ti-terhiqte-parate"

Fun

Gazeta Express

28/11/2023 21:05

I pastrehu në Itali fitoi 37 mijë euro në lotari, por nuk arrinte që t’i tërhiqte paratë

Fun

Gazeta Express

28/11/2023 21:05

Mediat italiane raportuan se i pastrehu italian, i cili fitoi 37 mijë euro në lotari muajin e kaluar, por që nuk mundi të tërhiqte paratë për shkak se kishte dokumente të vjetruara, në fund i erdhën në ndihmë autoritetet, duke i mundësuar të merrte paratë.

Gianluigi, i njohur më mirë me pseudonimin e tij Cassano, nuk ishte në gjendje të tërhiqte paratë në fillim sepse nuk kishte kartë shëndetësore kurse numri i tij i librezës së taksave kishte skaduar.

Lexo Edhe:

Pas një muaji komplikimesh burokratike, zyrtarët thanë të premten e kaluar se ai mund të tërhiqte paratë, transmeton Telegrafi.

“Për të tërhequr paratë duhet të kem kartë shëndetësore, por unë nuk kam. Unë kam vetëm një numër të vjetër tatimor që është i pavlefshëm”, tha Gianluigi dhe shtoi se paratë e fituara do t’i marrë vetë dhe se ende dëshiron të mbetet “i padukshëm”.

Më 24 tetor, Cassano fitoi në loton 4+1, duke paguar 1.5 euro për biletën. Gianluigi është me origjinë nga Pulia.