I pastrehu në Itali fitoi 37 mijë euro në lotari, por nuk arrinte që t’i tërhiqte paratë
Fun
Gazeta Express
28/11/2023 21:05
Mediat italiane raportuan se i pastrehu
italian, i cili fitoi 37 mijë euro në lotari muajin e kaluar, por që nuk mundi
të tërhiqte paratë për shkak se kishte dokumente të vjetruara, në fund i erdhën
në ndihmë autoritetet, duke i mundësuar të merrte paratë.
Gianluigi, i njohur më mirë me pseudonimin e
tij Cassano, nuk ishte në gjendje të tërhiqte paratë në fillim sepse nuk kishte
kartë shëndetësore kurse numri i tij i librezës së taksave kishte skaduar.
Pas një muaji komplikimesh burokratike,
zyrtarët thanë të premten e kaluar se ai mund të tërhiqte paratë, transmeton
Telegrafi.
“Për të tërhequr paratë duhet të kem kartë
shëndetësore, por unë nuk kam. Unë kam vetëm një numër të vjetër tatimor që
është i pavlefshëm”, tha Gianluigi dhe shtoi se paratë e fituara do t’i marrë
vetë dhe se ende dëshiron të mbetet “i padukshëm”.
Më 24 tetor, Cassano fitoi në loton 4+1, duke
paguar 1.5 euro për biletën. Gianluigi është me origjinë nga Pulia.